Sarandë/ Bizneset ngrihen në protestë

Prej 11 muaji qytetarët e Sarandës protestojnë dhe kundërshtojnë ndërtimin e Bulevardit të ri.

Ndërkohë, ditën e sotme janë mbledhur përfaqësues të bizneseve, të cilët kërkojnë të hapet bulevardi, dhe të mos bëhen punime në këtë shëtitore.

Bulevardi i Sarandës është një pikë kyçe, ku lidh pjesën qendrore të qytetit, me pjesën tjetër ku frekuentohet nga turistët, dhe këto punime dëmtojnë aktivitetin e bizneseve të cilat ndodhen në këtë bulevard.

Siç raporton për ABC News gazetarja Silvi Sulaj, këta përfaqësues janë shprehur se kanë një kosto të pallogaritshme, dhe kjo gjë i dëmton edhe më tepër.

Bizneset kanë kërkuar me ngulm që të ndërpriten punimet në mënyrë që bizneset të fillojnë aktivitetin e tyre ndërkohë që punimet për bulevardin e Sarandës vijojnë.

Ata kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në pezullimin e punimeve nga firma ndërtuese./abcnews.al

Loading...