Vazhdojne doreheqjet e dyshimta ne hipoteken e Vlores ku tashme me dhjetera drejtues, marrin detyren dhe e braktisin ate qe ne ditet e para.
Eshte dorëhequr vetëm 4 ditë pas emërimit në krye të Kadastrës në Vlorë, Viola Hima, ndërsa nuk ka ende te dhëna lidhur me arsyen e largimit. Ajo nisi punën në Kadastër para 4 muajsh, në rolin e nëndrejtores
Hima zevendesoi Bilbil Aliajn, pas largimit të këtij të fundit, i cili u emërua në detyrë më 4 shkurt të këtij viti dhe qëndroi në këtë detyrën për gati 4 muaj.
Kadastra e Vlorës ka ndryshuar 6 drejtues vitin e fundit.
Loading...