Gaz Paja dedikim bashkëshortes në 1 vjetorin e martesës: ‘Vazhdo të më gëzosh dhe unë do të kujdesem për ty…’

Një vit më parë, aktori i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Ditën e djeshme, aktori i ka bërë një dedikim publik partneres në Instagram me rastin e përvjetorit.

“Më gëzove kur të njoha. Më gëzove kur the – PO. Më gëzove kur solle Dard. Të lutem, vazhdo të më gëzosh dhe unë do të kujdesem për ty”, shkruan aktori, ndërsa ka publikuar dhe disa foto. Kujtojmë që pak muaj pas martesës, dyshja u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Dard. /abcnews.al

Loading...