Basha: Opozita do bëjë gjithçka për votën e lirë

Pas deklaratës së ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim sa i takon marrëveshjes për reformën Zgjedhore, vjen një reagim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Në një dalje të shkurtër për mediat, Basha theksoi se është bërë progres dhe procesi është drejt dakordësisë për administrim zgjedhor.

Deklarata e Kryetarit te Opozites, Lulzim Basha:

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme.

Ju faleminderit”.

Mbrëmjen e sotme, në një deklaratë për mediat, ambasadorja amerikane iu tha shqiptarëve se ka marrëveshje për reformën zgjedhore duke iu drejtuar për një përgjigje kreut të PD.

Menjëherë pas largimit nga rezidenca e ambasadës së SHBA të Oerd Bylykbashit dhe Rudina Hajdarit, Kim ka dalë së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe ambasadorin britanik Duncan Norman ku falënderoi të gjitha palët. Ajo tha se të gjithë dhanë që të fitojë populli dhe Shqipëria, duke i njohur merita të veçanta maxhorancës.

Loading...