Nga një refugjat në Brindisi, sot doktor emergjence/ Kjo është historia e Dr.Gjonit

Pas marrjes së diplomës së dytë në mjekësi në Itali dhe specializimit per 4 vite në Bari për mikrobiologji e virologji, nisi të ushtrojë profesionin si mjek emergjence 118 në qytetin bregdetar të Brindisit, aty ku më 6 Mars të 1991 gjetën mikpritjen 24 000 shqiptarë e ndërmjet tyre, edhe ai.

Kjo është historia e Dr.Gjonit i cili nga një refugjat i 91-it në Brindisi sot është doktor në emergjencë në Itali. Dr.Gjoni po jetojmë në kohën e Luftës, një luftë që më shumë se kurrë mjekësia po përballet me një armik të padukshëm, cila është detyra juaj si mjek në këtë kohë dhe ku shërbeni konkretisht? Ju falënderoj para së gjithash znj. Kozeta për intervistën që kam nderin ta bëj me një Zonjë të nderuar si ju që i është kushtuar jo vetëm mësimdhënies, por edhe publicistikës, poezisë etj. Falë teknologjisë së sotme mund të shkurtojmë distancat dhe të bëjmë të mundur këtë gjë.

Mëse e vërtetë , e gjithë bota është përfshirë në një luftë me një armik sa të vogël në dimensione, por aq shumë të rrezikshëm pse i padukshëm, pse ka një shpejtësi përhapje të madhe sepse ka një vdekshmëi të lartë dhe nuk ekzistojnë akoma armët për ta luftuar, vaksina.
Të jesh mjek emergjence 118 nuk është aspakt e thjeshtë, pasi cdo ditë hasesh me të gjitha llojet e mundshme të sëmundjeve dhe të emergjencave të krijuara prej tyre. Kuptohet që përgatitja e qualifikimi kostant ne baze të protokolleve të AHA-s si provider e si eksperient provider, eksperienca e krijuar nga 41 vite punë tashmë dhe studimi i vazhdueshëm bëjnë që çdo ndërhyrje të bëhet duke dhënë nga vetëvehtja maksimumin e mundshëm si nga ana profesionale, humane, ashtu si dhe nga ajo organizative si team leader i grupit në ambulancë. Gjithçka arrihet nga koordinimi i punës në grup duke respektuar rolin e sejcilit. Duke patur parasysh që në këtë kohë që po jetojmë, atij fluksi të zakonshëm emergjencash, i është shtuar ky i covid 19, pa dyshim që vështirësia e rreziku i punës është rritur mjaft.

Pas marrjes së diplomës së dytë në mjekësi në Itali dhe specializimit per 4 vite në Bari për mikrobiologji e virologji, fillova të ushtroj profesionin tim si mjek emergjence 118 në qytetin e bukur bregdetar të Brindisit, aty ku më 6 Mars të 1991 gjetën mikpritjen 24 000 shqiptarë e ndërmjet tyre, edhe unë. Nuk mund të dija në ato momente se do të vazhdoja të rrija apo jo në këtë qytet të regjonit të Puglia -s por, brenda meje që në atë moment ekzistoi dëshira për t’i dhënë sa më shumë nga vetevehtja profesionalisht e humanisht njerëzve të këtij qyteti, per t’i rikthyer sadopak banorëve të tij nga ajo mikpritja e tyre e marsit 1991. Edhe pse me qytetari italiane prej vitesh, përsëri sot më njohin si Doktor shqiptar e njëkohësisht janë krenar që jam bashkëqytetar i tyre. Kjo gjë ka ardhë në mënyrë graduale pas vite pune e sakrificash. Ndjehem i nderuar nga vlerësimet e tyre dhe i motivuar për të dhënë gjithnjë maksimumin tim natyrshëm, sepse veç kështu merr kuptim ai betim i bërë në fillim të profesionit, ajo bluzë e bardhë apo veshje e emergjencës në trup.

Ju jeni direkt në frontin e Luftes ku Italia në bazë të statistkave ishte ndër vendet e parë në këtë tragjedi si po e përjetoni si mjek këtë gjendje të pacientëve italianë? Të qenurit mjek i emergjencës bën që gjatë jetës profesionale të shohesh e te asistosh raste nga më të ndryshmet e të vështirat si nga ana profesionale, ashtu si edhe ajo humane . Në ndryshim nga çfarë ndodhte më parë, kur të afërmit janë më në kontakt me të sëmurin, në rastet me Covid 19, mungon ky element kaq human shume i rëndësishëm për të sëmurin vetë dhe familjarët e tij . Në të gjitha rastet, por sidomos në ato më të rëndat, ai moment ndarje, kur të afermit nuk dilnin dot nga shtëpia dhe e vetmja pikë lidhje mbetej veç një numër telefoni i familjarëve për të lajmëruar ecurinë e sëmundjes së pacientit, është një moment vërtetë i vështirë për t’u suportuar nga ana shpirtërore.

Në atë itinerar të rrugës drej spitalit i gjithë ekipi në ambulancë mobilizohet t’i jap pacientit asistencën e duhur mjekësore dhe atë shpirtërore si një të afërmit të tij. I japim jo vetëm oksigjen mushkërisë, por edhe shpirtit, ne atë formën e ngrohtësisë njerëzore. Ndodh mjaft herë që ato minuta në ambulancë për të sëmurin bëhen vendimtare për ecurinë e sëmundjes, prandaj për të gjithë ekipin bëhet e domosdoshme të luftojë në maksimum për t’i shpëtuar jetën dikujt.

Tragjedia e kësaj pandemie për të sëmurët e të afërmit është shkëputja nga njerëzit e dashur dhe vdekja larg tyre në vetmi, në rastet më fatale. Sa e sa pamje u përsëritën në TV në vende ë ndryshme në bote si ato të Bergamo-s në Itali, që na lanë të gjithëve të ngrirë, të pa fjale tek shihnim e shohim akoma qindra mijëra tragjedi mbyllur në arkivole. Ndjen dhimbje kur shikon që shtohet numri i viktimave mbi të cilat fitoi virusi e jo mjekësia edhe pse e përparuar në vitin 2020. Nga analistët e mediave dhe opinionistët e ndryshëm duket se ky virus vdekjeprurës e ka gjetur administraten italiane komplet të papërgatitur cili është opinioni juaj?

Relativisht mund të them, pasi mendoj që, asnjë lloj administrate mund të ishte gjetur e përgatitur për të përballuar atë lloj përhapje të pandemisë siç ndodhi kryesisht në Lombardi e më pas edhe në disa regjone të tjera të Italisë. Nuk mund të mendohej që, nga ai Wuhan i largët në Kinë, vendi që do të goditej keq direkt pas tij nga pandemia do të ishte Italia. Lidhjet tregtare të Italisë me Kinën janë të shumta. Është e bukur të mendosh që njerëzit janë të lirë të lëvizin nëpër botë, por në këtë rast, kush është mbartës i virusit, bëhet edhe përhapës i tij pa dashje.
Është e lehtë të gjykosh nga larg për administratën e një vendi, por kur e jeton konkretisht atë gjendje epidemie nuk është e thjeshtë të marrësh masat e duhura në kohë, jo vetëm për rregullat europiane që duhen respektuar në drejtimin ekonomik por edhe për vetë faktin që shpejtësia e përhapjes së virusit nuk të jep kohë për vendime të vonuara apo zgjidhje burokratike e jo praktike të problemeve. Një element tjetër pengues, siç qe mbajtja e maskave nëpër vendet ku ato tranzituan per te arritur në Itali, që i pati aq të domosdoshme, rëndoi edhe më shumë gjendjen në evolucion që administrata italiane duhej të përballonte çdo ditë. Pra qe bashkimi i një seri faktorësh që komplikuan gjendjen për të përballuar një situatë të tillë. Pa dyshim ka vend për të menduar që gjërat duhet të bëheshin më mirë dhe të koordinohej në nivel kombëtar e europian një përballje në unison e kesaj pandemie.

Si pa dashur ky rast tregoi që kontinenti europian është i vjetër në ekzistencen e ti,j por akoma i ri në bashkimin e vendeve që e përbejnë atë, në perfeksionimin e bashkimit të tij, në ndryshim nga USA që funksionon në bazë të një bashkimi shtetesh më perfekt, gjë që u pa ne masat e marra ne drejtim ekonomik e social për të përballuar situatën. Inerzia istitucionale, si ne nivel europian ashtu edhe atë italian, shtuar këtu edhe burokracinë, të bën të mendosh ( jo vetëm për numrin e lartë të të vdekurve, por edhe atë të njerëzve për të jetuar me një ekonomi të ndaluar në shumë sektorë të saj se cili është ai kufiri i dhimbjes së dukshme që mund t’i bëjë të lëvizin istitucionet në një mënyrë më të shpjetë e praktike. Për fat të mirë Italia është jo vetëm vendi i bukurive natyrore, i gjenive në kohë, në fusha të ndryshme të shkencës apo artit në të gjitha format e tij, por është gjithashtu edhe vendi ku spikat ajo ndjenjë e bukur solidarieteti, është ai vend ku njerëzit përveshin mëngët për të filluar rimëkëmbjen ….

Shpresojmë njëkohësisht që qeveria të realizojë me një plan afat mesëm një përmirësim të sistemit sanitar kombëtar dhe të fillojë të investojë më shunë në fushën e kërkimeve shkencore për t’i dhënë mundësi shumë kërkuesve të rinj dhe jo të japin kontributin e tyre të vlefshëm në Itali dhe jo të marrin rrugën e mërgimit për mungesë fondesh, edhe pse kudo janë, ato mbeten një krenari italiane në botë.

Si e keni pritur këtë pandemi globale në vehten tuaj si njeri, si mjek dhe më konkretisht në familje? Në të tre rastet, si njeri, si mjek dhe në familje, gjëja e parë që ndjen brenda vehtes është pasiguria e një bote ku po jetojmë dhe çfarë po i lemë brezave të ardhshëm. Siç jam shprehur më sipër, si njeri ndjehesh keq brenda vehtes për atë dhimbje e vuajtje që sheh tek njerëzit . Si mjek aq më fort si virolog e mikrobiolog, ( pa i dhënë precedencë asnjë lloj teorie të prejardhjes së covid 19, se nga laboratori i Wuhan-it apo jo ) mendoj që mjafton, jo keqdashja, por qoftë edhe pakujdesia më e vogël e njerëzve që punojnë në laboratore edhe pse të një farë livelli të lartë, për t’i dhënë botës një pandemi të këtij lloji.

Familja është gjëja më e shtrenjtë që njeriu kërkon ta ruaj në çdo moment shumë, aq më fort pastaj, një mjek në kohë pandemie, që në punën e përditshme i takon të ketë rastet me Covid 19, duhet të shumëfishojë mbrojtjen e kujdesin ndaj pjestarëve të saj . Nuk është aspak e thjeshtë për t’u realizur në kushte konkrete kur prezenca e atij “armiku” të rrezikshëm e të padukshëm vazhdon të jetë …

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si mjek, por dhe si virolog dhe mikrobiolog? Eksperieca italiane dha një ide të qartë të përhapjes së virusit e cila u kërkua të ndalohej me izolimin e detyrueshëm nëpër shtëpi të pjesës më të madhe të popullsisë. Kjo gjë dha efektet e veta pozitive në mospërhapjen më të gjerë të virusit. Për fat të mirë edhe në Shqipëri u aplikua kjo gjë . Nuk di se me çfarë rregullsie vazhdon sot sistemi i vaksinimit në Shqipëri, por deri në vitin 91 ato bëheshin shumë të regullta. Një ndër to ishte edhe vaksina kundër TBC, gjë që mendohet sot që është diçka shumë pozitive për njerëzit që kanë antikorpe të tilla në përballimin e Covid 19.

Cilat janë disa nga këshillat tuaja më të rëndësishme si mjek për publikun e gjerë? Pavarësisht nga faza virale që mund të jemi, apo edhe pse fuqia virale mund të fillojë të bjerë, në kushtet e mbarimit të izolimit në shtëpi, sepse edhe ekonomia duhet të lëvizi, duhet gjithësesi të ruajmë distacën e duhur, të përdorim maskat, dorezat një përdorimshe, larja e shpeshtë e duarve dhe dizifektimi me substanca dizinfektante me bazë alkolike. Duhet të evitojmë të fërkojmë sytë me duart jo të lara. Nuk duhet të neglizhojmë asnjë lloj ndjesie lodhje pa shkak, të ndonjë vize ethe, ngacmim tek grykët, kollë të thatë, apo çdo lloj ndjesie tjetër që mund të ndjejmë si jo të zakontë. Është një periudhë kohe bashkëkzistence me virusin në të cilën duhet të përshtatemi dhe njëkohësisht të mos ulim nivelin e masave mbrojtëse ndaj tij.

Si e fillon ditën Dr.Gjoni? Në varësi të asaj ku gjendem, mund të them që e filloj ditën në dy mënyra të ndryshme. Ka ditë që fillojnë në atë ngohtësinë e kënaqësinë familjare e të tjera që më gjejnë në të gdhirë të turnit të natës në punë, në emergjencë. Dy mënyra krejt të ndryshme të fillimit ë ditës, por gjithësesi edhe kur gjendem në punë dhe shpëtojmë jetë njerëzish apo edhe i ndihmojmë të lehtësojnë dhimbjet e sikletet nga sëmundje të ndryshme, ndjehesh brenda vehtes përsëri mirë në shpirt.

Më ndodh shpeshherë mëngjeseve të kthehem në shtëpi me një tufë lule në dorë, edhe pse ndoshta pas një nate të lodhshme pune , pas rastesh që të mbeten ndër mend , pikërisht për t’i dhënë atë rëndësinë që ka për t’u shijuar çdo moment i ditës, i jetës në të gjitha format, për të parë buzëqeshjen e gruas time që “humb “ midis kënaqësisë së rregullimit të buqetave të luleve . Diku një lule, diku një kafe buzë detit së bashku me gruan etj, etj në dukje gjëra të vogla, por që të bëjnë të ndjesh një kënaqësi të madhe në shpirt dhe të fillohet dita me atë dozën e duhur të optimizmit për të vazhduar me problematikat e tjera gjatë ditës.

Cila është fëmijëria juaj, edukimi, origjina dhe çfarë do të kujtoni më shumë prej saj? Lindur e rritur në qytetin e bukur bregdetar të Durrësit mes valëve të Adriatikut, në një fëmijëri të thjeshtë e të bukur, mes një edukate familjare e ndjenjë qytetarie të theksuar, kaluan si pa kuptuar vitet e rritjes, adoleshencës etj të jetës time.

Rrënjët familjare, prejardhja e gjyshërve të mi është nga Kosova (Prishtina , Prizreni e Gjakova ) Prindërit kanë qenë të ardhur shumë të rinj në Durrës. Babai, Mark Gjoni , filloi punën direkt në kantierin detar të Durresit për mobilim anijesh, pas mbarimit të shkollës 4 vite në Alessandria (Itali) për të njejtën degë. Mamaja, Sofia (Katerina) Berisha ishte rrobaqepëse në profesionin e saj, një grua me një optimizëm të pashoq për jetën. Rritur nga dy prindër të ndershëm dhe të zotët profesionalisht edhe fëmija më pas kërkon të bëhet shëmbelltyrë e tyre .

Nga fëmijëria e sidomos në vitet kur u rrita e fillova të hidhja hapat e mi të parë si mjek, kam të pashlyer në kujtesën time në mes shumë gjërash të tjera, bisedat me të vetmin gjysh që njoha, ate nga mamja, Luigj Berisha. Më tërhiqnin bëmat që më tregonte për kohën e luftës e të kthimit të tij në Shqipëri pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në Austri e midis tyre kujtoj të më tregonte për mikun e shokun e tij të mirë në Akademine e Austrisë, z. Luigj Mikeli. Evidentova këtë gjë të fundit pasi jeta është e çuditshme se, fati më dhuroi të kem grua, shoqe jete, mbesën e shokut aq të dashur të gjyshit tim, kjo gjë ndodhi edhe pse jetonim në dy qytete të ndryshme unë e Ledia. E ne djalit tone më pas, vazhdimësisë tone të bukur, nuk mund t’mos i vendosnim veçse emrin Luigi, në përkujtim të tyre…

Jeta është një ndërthurje momentesh herë të vështira e herë të bukura, ashtu siç qe edhe kjo bisedë me ju e nderuar znj Kozeta. Edhe pse tematika predominante e kësaj bisede është me të drejtë për një preokupim të madh me përmasa botërore, gjatë intervistes tuaj e ndjen vehten sikur të njiheshim prej vites. Më pelqen ta mbyll me nota optimizmi të moderuar, të kujdesshëm me shpresën që çdo ditë që kalon i afrohet gjetjes së një vaksine të përshtatshme për rastin e Covid 19 sipas studimeve të bëra deri sot, duke shpresuar gjithashtu në mos trasformimin të tij në kohë që mund të bëjë të ulet efikasiteti i vetë vaksinës . Të gjithë bashkohemi në një lutje që kjo situatë e krijuar në botë të superohet sa më shpejt. Shpresoj dhe lutem të dalim sa më shpejt nga kjo situatë e krijuar në gjithë botën

Loading...