Altin Basha ikën nga ‘Portokallia’ ja kush mund zërë vendin e tij Agron Llakaj?

Agron Llakaj mendohet se pas 10 vitesh ka vendosur që të rikthehet në spektaklin e humorit “Portokalli” Burime brenda “Top Channel”, bëjnë të ditur për “Who” se Llakaj po negocion me Ben Blushin për të marrë sërish timonin e “Portokalli”.

Revista “Who” shkruan se ky lajm vjen pasi Altin Basha regjisori i këtij formati, u përfol që do të largohet me një format tjetër në “Abc News”.

Basha u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë për largimin e tij, por sipas “Who” zëra të ndryshëm vijojnë të thonë se ai do të ikë nga “Top Channel”.Home – iconstyle.al Ka qenë viti 2010 që Agron Llakaj u largua nga “Portokallia”, nga ky emision, i cili e themeloi dhe e drejtoi për shumë vite.

Ndërkohë që për arsyet e largimit Agron Llakaj asokohe është shprehur: “Unë ofrova diçka për ndryshim, por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh.

Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizë majtas apo djathtas”, u shpreh ai.

Altin Basha: “Portokallia”, opozita më e mirë ndaj qeverisjes … Aktuaisht Agron Llakaj është në krye të “Al Pazar” në “Vizion Plus” dhe kohët e fundit ka nisur emisionin e ri “Fake Off” me aktorin e njohur Xhevahir Zeneli.

Nëse këto lajme rezultojnë të vërteta nuk i dihet se çfarë do të ndodhë me emisionet që përmendëm më lart. Na ngelet vetëm të presim një konfirmim apo një mohim nga Agron Llakaj apo Altin Basha./ Shqiperia ime

Loading...