“Propaganda me regji qendrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qendrore i mashtrimit të radhës”, ka theksuar Basha.
“Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfra, Rama harxhoi qindra-mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris”, ka shtuar Basha.
“Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve”, ka përfunduar kreu i PD, Lulzim Basha./atsh
Loading...