Motra e pushtetshme e Kim Jong-un i tregon forcën Koresë së Jugut/ Ja paralajmërimi

Kim Yo-jong, motra e pushtetshme e liderit koreano-verior, Kim Jong-un, ka kërkuar nga Korea e Jugut që të ndalë shpërndarjen e fletëpalosjeve propaganduese që po vijnë në vendin e saj nga kufiri, duke kërcënuar me prishjen e marrëveshjes dypalëshe që redukton tensionet ushtarake.

Deklarata e saj erdhi pasi fletëpalosje anti-Penian ishin dërguar në këtë vend në fillim të javës nga një grup i quajtur “Defektorët e Koresë së Veriut”. Ato ishin fshehur në 500 mijë balonë. Sipas agjencisë “Yonhap”, ato evidentonin kërcënimet nukleare të Kim Jong-un.

Mesazhet gjithashtu denonconin shkeljen e të drejtave të njeriut që bënte Korea e Veriut, shkruan “The Guardian”.

Kim Yo-jong, e cila ka marrë famë dhe pushtet në dy vitet e fundit, tha se Peniani zyrtar do të konsideronte anulimin e marrëveshjes, të nënshkruar nga liderët e të dyja vendeve në vitin 2018, nëse aktivistët vazhdonin të dërgonin pamflete “anti-koreanoveriore” në anën veriore të zonës së demilitarizuar.

“Nëse një akt i tillë i qëllimit djallëzor i kryer para syve tanë lihet që të marrë rrugë nën pretekstin e “lirisë së individëve” dhe “lirisë së shprehjes”, autoritetet jug-koreane duhet të përballen me fazën më të keqe ndonjëherë”, tha ajo në një deklaratë.

“Autoritetet koreano-jugore do të detyrohen të paguajnë një çmim të shtrenjtë, nëse lejojnë që kjo situatë të vazhdojë duke u marrë me shfajësime” –shton Kim Yo-jong.

Loading...