Zbardhen detajet tronditëse: Si ekstremisti grek ekzekutoi dhe hodhi në kanal shqiptarin 63-vjeç

Pas një debati mbi emrin e Maqedonisë, një nacionalist ekstremist grek ekzekutoi një shqiptar 63-vjec në Greqi.

Viktima është, Petrit Zifle, nga Berati, i njohur në fshatin ku banonte me emrin, Petro.

Konfirmohet se autori i vrasjes është një 44 vjeçar nacionalist ekstremist, i cili pasi është arrestuar nga forcat e policisë ka pranuar në rrëfimin e tij krimin e kryer.

Mësohet se gjithçka ka nisur pas një sherri në një lokal në fshat. Zifle dhe 44-vjeçari grek kanë  shkëmbyen fjalë dhe komente raciste.

Sipas dëshmitarëve, zanafilla e debatit ishte emri i Maqedonisë, por më pas situata u përshkallëzua kur përfaqësuesi i “Agimit të Artë” shpërtheu në thirrje raciste, kundër emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Klientët, që ishin në lokal kanë arritur që ti ndajnë nga njëri-tjetri, por pas kësaj shtetasi grek e ka kërcënuar Petrit Ziflën, se do ta vriste.

Më pas, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Dragonit-Spartero, në pjesën jugore të Korfuzit, anëtari i ‘Agimit të Artë’ pa në rrugë 63-vjeçarin dhe, pasi mori armën, e qëlloi me dy plumba.

Viktima u gjet në një kanal të nesërmen nga kalimtarë. Ndërkohë arma e krimit u gjet në një zonë të pyllëzuar prej rreth 3 kilometra më larg.

Pasi pranoi krimin, autori i tha policisë se 63-vjeçari Petrit Zifle e kishte sharë dhe ofenduar./ Lajmifundit.al

Loading...