Pr.ostitucioni në Rrogozhinë/ B.urg për dy biznesmenët, arr.est shtëpie për 5 vajzat që prostituonin

Gjykata e Kavajës ka lënë në burg pa afat dy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha, të cilët akuzohen për “përshtatje të ambienteve për ushtrim prostitucioni dhe ushtrim prostitucioni”, ndërsa ka nxjerrë nga qelia në arrest shtëpie 5 vajzat me inicialet M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., që akuzohen për prostitucion.

Ky rrjet prostitucioni u shkatërrua pas 7 muajsh hetimesh dhe përgjimesh që shërbejnë dhe si prova më e fortë. Report Tv ka zbardhur dosjen hetimore një ditë më parë, ku në të janë edhe bisedat mes dy vajzave, punonjëse seksi, ku diskutonin për punën apo me klientët e tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy hotelet janë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme parash, prej 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre vajzave për prostitucion si dhe 7 telefona celular dhe një autoveturë.

Loading...