Roja përdhunues këndon para nxënësve: ‘Baby, ti më dole fake, të dua si i çmendur’

Thellohet akoma më shumë skandali që u zbulua pak ditë më parë i përdhunimit të së miturës nga roja i shkollës 9-vjeçare në Kamëz.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku roja i shkollës 65-vjeçari Abaz Doku në një nga festat e organizuara nga shkolla ka marrë rolin e protagonistit, veshur me shapka dhe pantallona të shkurtra dhe me një çantë brezi këndon para nxënësve.

Me mikrofon në dorë 65-vjeçari këndon tekstin e këngës së Dhurata Dorës me titull “Zemër”, “Baby, ti më dole fake, të dua si i çmendur” ndërkohë edhe kërcen.

Në vend që të ishte në krye të detyrës te dera si roje, 65-vjeçari ka marrë kontrollin duke u kthyer në protagonist kryesor të festës nën moton pas tij ‘ne jemi miqtë e librit’.

Por kush mban përgjegjësi për këtë, që nga asgjëja, nga roje te dera te bëhet protagonist kryesor?

Drejtori i shkollës u pezullua pak ditë më pasi, pasi plasi skandali, por në fakt koncertin roja e ka dhënë përpara drejtuesit të institucionit arsimor.

Loading...