Fermerët po shtojnë interesin në përdorimin e teknologjive të reja në inputet bujqësore, si një vlerë e shtuar në rritjen e prodhimit vendas krahas rritjes së cilësisë dhe rendimentit.
Qendra e transferimit të teknologjive bujqësore në Lushnjë mbetet një nga qendrat më të mëdha, që teston hibridet e perimeve dhe drithërave.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, çdo vit në këtë qendër organizohen ditë të hapura fushore për eksperimentet e kryera nga specialistët.
Këtë vit risi është kultivimi i hibridit të shalqirit në serra, patëllxhanit, dhe specit kultura të cilat shkojnë edhe për eksport.
Qendra e transferimit të teknologjive bujqësore në Lushnjë, ka prezantuar mënyrat e reja të krasitjes së bimëve, që synojnë një rritje të prodhimit bujqësor në 700 deri 800 kv për hektarë, duke siguruar rentabilitet dhe fitim të sigurt për fermerin.
Për hibridin e grurit, kjo qendër deri më sot prodhon 5 kultivarë, që sigurojnë rendimente të larta prodhimi krahas përmbajtjes së nivelit të lartë të proteinave e glutenit.
Tashmë pritet të hedhë në treg hibridët e shalqirit, patëllxhanit dhe specit./atsh