Tentoi të trafikonte me skaf 18 klandestinë nga Kavaja drejt Italisë, arr.estohet në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 45 vjeçar, pasi tentoi të trafikonte drejt Italisë 18 klandestinë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e shtetasit në kërkim B.B., 45 vjeçar, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e 45 vjeçarit në lagjen e “15 Tetori” Vlorë, pasi Gjykata e Kavajës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Loading...