Infermierja me Covid ‘ngacmon’ teoricienët e konspiracionit

Infermierja Giulia Medea Oriani, një 30 vjeçare, që jeton dhe punon në zonën e Milanos ka qenë pozitive me koronavirus për 21 ditë, dhe më pas pësoi trombozë për 58 ditë të tjera.

Kjo e fundit, rrëfeu përvojën e saj përmes një postimi të gjatë në llogarinë e saj të “Facebook”, postim i cili shoqërohet me një foto elokuente me kuti ilaçesh dhe shiringa të përdorura për trajtimin e pacientëve.
Postimi pati mbi 16.000 reagime, gati 3.000 komente dhe mbi 9.000 share.

Infermerja në portimin e saj tha:

“Unë jua kushtoj këtë postim teoricienëve të mallkuar të konspiracionit, të cilët pohojnë se koronavirusi nuk ekziston, se është krijuar për të fituar para Bill Gates, se ata na gënjejnë dhe situata nuk është aq e keqe sa duket, juve që nuk doni të mbani maska, juve që grumbulloheni në sheshe sepse nuk keni frikë nga një virus që vetëm vret të vjetrit në moshë, që pretendoni se virusi është problem vetëm për ata me sëmundje serioze dhe shumë e shumë idiotllëqe të tjera. Juve që mendoni se asgjë nuk do t’ju ndodhë, ju tregoi foton e terapisë që duhej të bëja në dy muajt e fundit dhe që do të vazhdoj të marr edhe për ca kohë”.

Infermjerja thotë se nësë mundesh do ti merrte të gjithë për të vizituar një herë të vetme njësinë e kujdesit intensiv, do i vendoste ballë për ballë me pacientët e shtruar në spital dhe do t’i linte të flisnin me ta.

Kjo e fundit shtoi gjithashtu se ka prekur çështje jashtëzakonisht të nxehta, duke ngacmuar zemërimin e teoricienëve të komplotit që iu hodhën kundër.

Loading...