Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 5 shtetas që dyshohen të tjerë të cilët duket se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas monitorimit nga ajri me avion, në një sipërfaqe të dyshuar të mbjellur me cannabis sativa, kanë organizuar punën duke vijuar kontrollin masiv të territorit.
Si rezultat, në vendin e quajtur “Kroi i Xhepës”, në fshatin Gropaj, kanë konstatuar një sipërfaqe toke të shpyllëzuar, me 4 parcela të vogla të punuara në formë brazdash.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në një distancë të afërt u gjetën në nje qese, rreth 200 fara dhe 80 kubikë të dyshuar me lëndë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve R. K., Sh. K., R. K., E.K. dhe D. Sh., të cilët dyshohen se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Ndërkohë, shtetasit me iniciale E. N., 41 vjeç, me detyrë kryeplaku i fshatit Gropaj, P. Gj. dhe A. A., me detyrë inspektorë pyjesh, janë arrestuar, pasi nuk kanë informuar në Polici për territorin që mbulonin.
Komisariati I Policisë Nr. 5, tha se gjatë kontrollit të ushtruar në Malin e Zallherrit, në një zonë të pyllëzuar pa rrugë kalimi, u gjetën tri parcela të vogla me 149 rrënjë të mbjella, të dyshuara narkotike cannabis sativa. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.