Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, një politikan mjaft popullor në Shqipëri, është shfaqur në studion e gazetares Mirela Milori pasditen e djeshme, në gjendje të dehur.
I pyetur nga gazetarja, e cila dukshëm ishte në siklet nga situata, për reformën zgjedhore dhe veprimet e Lulzim Bashës, Shehi tha se “kjo reforma do të mbyllet”, por shfaqte vështirësi të shumta në artikulim.
Gazetarja Milori, ka arritur ta çojë deri në fund intervistën, me një durim dhe vullnet të hekurt, por ka pasur dhe momente gjatë intervistës që ajo me veshtiresi ka arritur të mbajë të qeshurën.
” rel=”noopener” target=”_blank”>VIDEO
Ndërkohë që Shehi nuk e fshehu zhgënjimin për mos ndryshimin e sistemit nga partitë e mëdha, ndërsa shtoi se nuk di se kush janë kërkesat e zotit Basha për Reformën.
“Zonja ambasadore me kaq rrugë sa bëri, për mua do të ishte mirë që të ndryshonte sistemin, budall unë, se shkon e vjen te Basha se dreqi dhe shejtani, unë nuk e di, as për ccfarë flasin. Unë kam një jetë me zgjedhjet, nuk mund të më mësojë mua ambasadorja.
Më vjen keq për ambasadoren, që bën gjithë atë rrugë, më vjen keq dhe për kolegun tim zoti Basha, unë për vete skam kuptuar asgjë”, thotë Shehi në fjalën e tij.