Sgarbi viziton Gjirokastrën/ Golemi: Një mik i madh i shqiptarëve

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi vizitoi sot qytetin e gurtë të Gjirokastrës.

Gjatë vizitës, Sgarbi u prit në takim nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

“Gjirokastra kishte sot një mysafir të veçantë, një mik të madh të shqiptarëve dhe personalitet të jashtëzakonshëm në Italinë fqinje. Kënaqësi të prisja Vittorio Sgarbi në vizitën e tij të parë në qytetin e gurtë. Dita me shi nuk e zbehu aspak shijen e mirë që la tek ai vizita në qytetin e Kadaresë dhe jo vetëm”, – tha Golemi.

Kryebashkiaku Golemi u shpreh se “Vittorio Sgarbi ka qenë që në krye të herës një nga mbrojtësit më të mëdhenj të shqiptarëve, duke kundërshtuar me forcë stereotipet e krijuara pas eksodit masiv të fillimviteve ’90. Lidhja me Shqipërinë zë fill tek rrëfimet e të atit, që ka qenë këtu vite më parë, si dhe tek një prej vajzave të tij, Alba, e cila është me nënë shqiptare”.

Sgarbi i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Golemi dhe kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, vizituan shtëpitë muze të Gjirokastrës. /atsh

Loading...