Arr.estohet kamerieri i një lokali, në kërkim pronari/ Organizonin lojra fati

Një pronar lokali me inicialet M. D, në lagjen numër 8 të Korçës është shpallur në kërkim pasi organizonte lojra fati në një kohë kur janë të ndaluar.

Përpos pronarit 43-vjeçar që është në kërkim, policia ka arrestuar 20-vjeçarin R. K, i cili bashkëpunonte për lojrat e fatit, por ndërkohë punonte edhe kamerier në lokalin në fjalë.

Përveç akuzës për organizim të lojrave të fatit pronari i lokalit akuzohet edhe ‘punësim të paligjshëm’, pasi kamerieri ishte i pasiguruar. Sakaq në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kompjutera dhe monitorë.

Loading...