Policia ka zbardhur detaje te ngjarjes se ndodhur diten e sotme ku disa të rinj janë përplasur fizikisht mesditen e kësaj të diele në një lokal në qytetin e Vlorës.
Njëri prej të rinjve, i cili kishte një armë zjarri me vete, ka tentuar që të qëllojë në drejtim të personit me të cilin është konfliktuar.
Por, në momentin kur është përpjekur të nxjerrë armën e zjarrit, i ka rënë në tokë, pa arritur ta shkrepë.
Më te rinjte kanë ndjekur njëri-tjetrin me vrap, duke shkaktuar panik te qytetarët. Policia shkoi në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Loading...