Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Zaida Çobo bënë ‘paqe’ ditën e sotme, pas publikimit të videos me ar më, që bëri bujë në të gjitha mediat.
Ky pajtim u reflektua edhe me anë të një fotoje ku Veliu dhe Çobo shiheshin të ulur në një tavolinë me Aida Hajnan dhe krahas saj, Drejtori i Policisë së Shtetit i kërkonte falje për herë të dytë, publikisht.
Poshtë kësaj fotoje, komentuesit janë sulur në faqen e Policisë së Shtetit për të lënë mendimin e tyre në lidhje me këtë a kt, por shumë prej tyre janë ankuar se u janë fshirë komentet.
“Halja hal* mbetet, ty duhet të të vijë turp të dalësh nga shtëpia,”- shkruan njëri.
“Pse i fshini komentet o intrigantë,”– shkruan një tjetër.
Por mes tyre, ka edhe njerëz që e kanë komlimentuar Veliun për këtë vizitë.
“Bravo tani veprove siç duhet,”- shkruan një tjetër.
Gjithsesi dyshja i kanë lënë pas keqkuptimet. Çobo tërhoqi padinë ndaj Veliut, por u shpreh se çështjen e dhu nimit të dajlit të saj do ta ndjekë deri në fund./lajmifundit