Vdekja e George Floyd, mbahen protesta në kryeqytetet e mëdha të botës

Demonstrata të mëdha janë mbajtur në qytete të ndryshme të botës në lidhje me vdekjen e afro-amerikanit George Floyd, i cili ndërroi jetë gjatë kohës që u arrestua për një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.

Demonstruesit në Romë mbajtën në duar pankarta ku thuhej “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, ndërsa edhe në Londër u mbajtën tubime përpara ambasadës amerikane, në fushatën globale antiracizëm.

Edhe në Bruksel të Belgjikës u mbajtën protesta të mëdha kundër racizmit, teksa shumë njerëz me ngjyrë kanë dalë në demonstrata në rrugë. Disa prote4stues janë arrestuar më pas, pasi u tha se kanë demonstruar me forcë. Në kryeqytetin belg ishin rreth 10 mijë njerëz që protestonin, duke thënë “Belgjika është me Minneapolis”, “Unë nuk mund të marr dot frymë” dhe “Ndaloni së vrari njerëzit me ngjyrë”, shkruajnë mediat e huaja.

Një person me ngjyrë që jeton në Belgjikë i quajtur Randy Kayembe 25 vjec tha për “Reuters” se ndaj tyre nuk ka vetëm dhunë policie, por racizmi është kudo.

“Racizmi ndaj nesh nuk ka të bëjë vetëm me dhunën që ushtron policia. Këtu ne përjetojmë një diskriminim, që të tjerët nuk e pësojnë. Për shembull, nëse duam të marrim një apartament me qira, kemi vështirësi. Edhe sa i përket punësimit, kemi dis-avantazhe”, tha ai.

Në Londër, kishte pankarta të tilla të njerëzve si “Edhe Briitania e Madhe është fajtore, gjithashtu”. Në shumë kryeqytete të mëdha të botës janë mbajtur protesta kundër racizmit, për rastin e vdekjes së George Floyd, që ndërroi jetë gjatë arrestit.

Loading...