Pl.agoset Ardjan Çapja, atentat me amë pranë hotelit

Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak momentesh në Elbasan, ku një person është plagosur me armë zjarri.

I plagosuri ka qenë në banesën e tij në momentin që është qëlluar me armë dhe nuk dihen motivet e kësaj plagosje, por paraprakisht mendohet për hesape të vjetra.

Sipas një raportimi nga News-24 sot në spital i plagosur ka përfunduar Ardjan Çapja, por ende nuk dihet lidhja e kësaj plagosjeje me Ardjan Çapjan, pjesëtar i fisit Çapja të Elbasanit.

Në zonën që ka ndodhur plagosja është gjetur edhe një makinë e djegur e cila ka rezultuar me targa fallco.

Në vendngjarje kanë zbarkuar forca të shumta policore bashkë ne RENEA-n dhe pritet zbardhja e ngjarjes.

Informacioni paraprak nga Policia:

Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...