Rezarta Shkurta fjalë emocionuese bashkëshortit: Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe!

Në familjen e Rezarta Shkurtës sot ka festë, pasi bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, feston ditëlindjen.

Ndaj kjo ditë e veçantë nuk mund të kalonte pa një urim special dhe publik nga ana e saj.

Këngëtarja e njohur ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet së bashku me Ermalin dhe shpreh gjithë dashurinë që ka për të, ndërsa uron që të plaken sëbashku dhe pranë njëri tjetrit,.

“Kur u njohëm, të dy shumë të rinj numëronim çdo vit ditëlindjet e njëri-tjetrit!

Sot numërojmë se sa shumë ëndrra kemi realizuar së bashku… Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat e nipërve e mbesave tanë!

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë.”- i drejtohet publikisht ajo bashkëshortit me këto fjalë romantike.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha po tregojnë dhe njëherë se janë të dashuruar njësoj si ditën e parë, pavarësisht pengesave të jetës, dhe kohës që janë detyruar që të qendrojnë larg.

Loading...