Fjoralba Ponari ka qenë e ftuar sot tek emisioni i mëngjesit “Wake up” në Top Channel.
Duke marrë shkasë nga ngjarjet e ndodhura së fundmi në studio janë diskutuar tema në lidhje me ngacmimet e ndryshme.
Fjoralba Ponari teksa shpërthen në lot, tregon incidentin e tmèrrshëm që i ka ndodhur disa vite më parë kur ishte thjesht një studente.
“Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike.
Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoncoja një fantazëm. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha”.- tregon Ponari.
Kjo situatë pati dëme psikologjike tepër të mëdha, të cilat e çuan moderatoren të ndiqej me seanca private nga psikologu. Mbështetja më e madhe për të kaluar këtë gjendje, ka qenë nga prindërit e saj, duke qenë se ata janë mjekë me profesion.
Fjoralba ditë më parë ka reaguar për situatën e pahijshme që ndodhi në Babrru, ku roja i një shkolle kishte pëdhunuar për 3 vite një 15-vjeçare. Bashkë me këtë lajm ajo publikoi disa tituj lajmesh përdhunimesh dhe ka dhënë opinionin personal. Ajo i ka ndëshkuar ashpër të gjithë keqbërësit dhe është shprehur se dëshiron që ata të marrin dënimin maksimal.