Si e priti snajperisti me orë të tëra Ardian Çapjan të dilte

Atentati ndaj 55-vjeçarit Ardian Çapja me sa duket ka qenë i mirë menduar deri në detaje nga autorët e tij ende të paidentifikuar nga policia.

I qëlluar me snajper me një plumb që e ka prekur në shpatull Çapjan, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, gazetarja Klodiana Lala nga vendngjarja është shprehur se autori ka qenë 250-300 metra larg objektivit.

Sipas Lalës, autori ka qenë i pozicionuar në kodrën e Krastës nga edhe ku ka plagosur Ardian Çapjan me një snajper prodhim finlandez.

Lala shpjegoi:

Snajperisti ka qëndruar disa orë në pritje që Ardian Çapja të dilte në rrugicën mes dy vilave luksoze, ku është qëlluar me snajper. Automjeti tip ‘Volksëagen’ me të cilin janë larguar snajperisit dhe personi që e priste është me targa të vjedhura. Grupe ekspertësh kanë kontrolluar zonën por nuk është gjetur ndonjë gëzhojë.
Arma dyshohet se është snajper prodhim finlandez që qëllon në distancë mbi 600 metër.

Dyshimet janë se bëhet fjalë për përplasje të grupeve kriminale. Çapjas i është dërguar dhe formulari nga OFL dhe policia e deklaronte si kreun e një grupi kriminal. Bëhet fjalë për një hakmarrje mes grupeve kriminale që vijon prej vitesh.”/lajmifundit

Loading...