Para disa kohësh Rama habiti jo pak me përgjigjen e tij “Ta hanë kokën e njëri-tjetrit, dhe sa here ta hanë kokën e njëri-tjetrit, që ta dish ti, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë”.
Një deklaratë kjo e Ramës ndaj pyetjes së gazetarëve se çfarë po bën policia për të parandaluar ngjarjet e rënda kriminale në Shqipëri.
Sot gazetari i kronikës, Artan Hoxha e ka sjellë ndërmend këtë deklaratë të Ramës teksa ka komentuar edhe plagosjen me snajper të Ardian Çapajt në Elbasan,
“13 nëntor 2018, Udhëheqësi dora vetë: “Ta hane koken e njeri-tjetrit, dhe sa here ta hane koken e njeri-tjetrit, qe ta dish ti, une nuk ndjej apsolutisht asnje gje tjeter, pervec se marrim fryme thelle.
Keshtu qe kur te hane koken e njeri-tjetrit, hengshin kokat e njeri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrene kokat e njeri-tjetrit”…
“Te vrásin njeri-tjetrin, ta bejne ata, dhe jane te lutur ta bejne”,…
Te paçim, komandant, po ta ndjekin keshillen.
Ate po bejne. Po hane kokat e njeri-tjetrit dhe nuk po ngopen, se ngreni kokat e njeri-tjetrit…
Kur agjensite e zbatimit te ligjit, kthehen ne agjensi funerale, normale qe zjarrfikesit do plagosen duke fikur zjarrin e makines se atentatoreve, pasi jane larguar nga vendi i krimit…”