Gazetari Artan Hoxha thotë se atentati ndaj Ardjan Çapjas në Elbasan paraditen e sotme, është organizuar nga disa ish-komando nga veriu.
“Ka ndarje vetë brenda komandove. Në këtë lloj atentatesh, snajperistët janë jo të zakonshëm, janë të mirëstërvitur dhe me shumë mundësi ish-komando. Kujtojmë ngjarjen e Kastriot Reçit, u godit në distancë dhe ne sot jemi pa autorë. Është ngjarja e vështirë.
Nëse i kthehemi ngjarjes së sotme, vëmë re se në Shqipëri janë zyrtarisht në kërkim ish-komando që kanë marrë pjesë në ngjarje të ndryshme kriminale, dhe kjo e sotmja…..se njerëzit kur dëgjojnë RENA mendojnë se janë nja 500 veta, por në fakt janë shumë pak.
Në Shqipëri kemi shumë pak forca speciale dhe e gjej të pavend që këta njerëz të forcave speciale që sakrifikojnë veten e vet, familjen dhe shqiptarët kanë shpenzuar miliona lekë për t’i stërvitur….
Ata janë një armë. Nuk janë thjesht një qenie njerëzore. Ai është një armë e stërvitur dhe atë punë di të bëjë, nuk bën gjë tjetër.
Kur ngelet pa përkrahje bën dhe gjëra të tjera….e kuptoni ju sa mund të marrë një komando nga një ngjarje e tillë.
Sa ç’merr gjithë vitin e merr nga një grup kriminal për një javë. Atentate të tilla kanë kosto të shumta. Objektivi ishte i vështirë, Ardian Çapja ruhej, ishte i mbrojtur. Është drejtuesi i një familjeje që ka një histori të gjatë, me dy dekada përplasje.
Atentati tjetër më i afërt që iu bë ishte nga ana e shtëpisë së fqinjit. Gjetën një makinë identike si të fqinjit dhe e klonuan, për ta futur në veprim.
Ata e kanë studiuar dhe kanë vëzhguar orët kur del nga shtëpia. Autorët ishin nga veriu i Shqipërisë, dyshohet ish-anëtarë të forcave speciale, ish-komando, të paktën qitësi.
Edhe në atentatin e dytë, qitësit bënë një gabim. Harruan që ngjitur me shtëpinë e Çapjas ishte një servis dhe punëtori aty reagoi shpejt”, tha Hoxha për ABC News.
Artan Hoxha thekson gjithashtu që policia nuk u thirr nga familjarët, por nga spitali.
“Kemi të bëjmë me persona që nuk flasin dhe nuk bashkëpunojnë. Të gjitha tentativat për t’i eliminuar nga afër kanë dështuar për shkak të një gabimi që nuk e kanë llogaritur mirë. U desh pak kohë që të kuptohet se kishim të bënim me një konflikt të ri.
Ngjarja e sotme është vijim i ngjarjes që nisi në 3 shkurt të vitit 2016. Rasti i sotëm është synuar të goditet njeriu që cilësohet si truri i kësaj familje. Unë uroj që kjo të jetë një ëndërr të keqe dhe Ardiani të jetojë sepse është familjar. Drejtësinë e bën drejtësia dhe jo kallashnikovi.
Grupet shqiptare qartësisht është provuar se kanë një aktivitet të madh jashtë Shqipërisë, fillimisht brenda kontinentit evropian dhe tashmë e kanë shtrirë edhe në 2 kontinente. Nga njohuritë që kam kemi të bëjmë me grupe që kanë potencial të madh ekonomik dhe nuk burojnë nga brenda Shqipërisë.
Nuk kemi më banda të 97, kemi grupe të sofistikuara. ‘Sako Magnium 338’ është një armë që nuk gjendet shpesh në qarkullim.
Këto janë armë që i përdorin specialistët, qitësa të sprovuar. Snajperi nuk ka rëndësi sa e madhe është predha por sa e saktë është arma. Kjo armë është blindëshpues. Kjo është një ngjarje që kanë shumë rëndësi çfarë do thotë mjekësia ligjore. Kjo armë është një prodhim finlandez.
Kjo lloj arme është shumë e saktë që do të thotë se organizatorët janë përpjekur të mos gabonin. Ky qitës ka pasur një grup mbështetës pas, të paktën 4 ose 5 persona.
Ka pasur një mënyrë si do hyhej në skenën e krimit dhe si do dilej prej aty. Policia nuk është njoftuar nga familjarët por nga spitali. Kemi të bëjmë me persona që nuk flasin dhe nuk bashkëpunojnë”.
Gjithashtu Hoxha theksoi se në këto lloj atentatesh, snajpersitët janë të specializuar.
“Truri i fisit Çapja, kush mund të realizojë një qitje me 250 m distancë. Zakonisht snajperat godasin objektivat e vështirë. Zgjidhet një snajperit për këto lloj goditjesh. Snajperistët janë ish ushtarakë ose ish pjesëtarë të forcave speciale. Aktualisht janë 3 snajperistë në gjithë Shqipërinë.
Në këto lloj atentatesh snajpersitët janë qitës jo të zakonshëm, janë qitës të specializuar, që masin edhe shpejtësinë e erës kur qëllojnë dhe kanë parasysh edhe elementë të tjerë, që ata e masin për të realizuar një qitje të saktë.
Me aq njohuri sa kam, Shqipëria nuk ka shumë forca speciale. RENEA, maksimumi mund të bëhen dy grupe. Policia s’ka trupa të tjerë specialë përveç RENEA-s. Në Shqipëri kemi shumë pak snajperistë, e gjej të pavend që këta njerëz që sakrifikojnë jetën dhe familjen e vet, ata janë një armë që shteti duhet të vendosë ose ta mbajë vetë ose do ta lërë ta marrin të tjerët.
Kjo është një ngjarje që duhen pasur parasysh disa elementë. Këto atentate kanë kosto, sepse objektivi është shumë i vështirë. Ardjan Çapja është i ruajtur, është drejtuesi i një familje që ka gati dy dekada që i ka mbijetuar shumë konflikteve. Kemi të bëjmë me njerëz që s’mund ti atakosh kollaj. Të tre atentatet e Çapjas janë të organizuara rreth orës 9, me sa duket është orari që mund ti favorizojë qitësit.
Të gjitha tentativat për t’i eliminuar nga afër kanë dështuar për shkak të një gabimi që nuk e kanë llogaritur mirë”, tha Hoxha.