Çështja më e nxehtë në korridoret e politikës shqiptare për momentin është kalimi i Reformës Zgjedhore në Kuvend dhe për këtë ditën e sotme është zhvilluar edhe takimi mes Ramës e Metës.
Të ulur në bisedime me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, Rama është shprehur se “për mua kjo është hera e fundit që pranoj një takim me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.”
Kryeministri është shprehur:
“Nuk është sekret se Metën kemi çështje të ndryshme. Me Metën mund të takohemi kudo edhe te Baba Mondi, por nuk kurrsesi me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Për mua kjo është hera e fundit që pranoj një takim me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve”
Sa i takon Reformës Zgjedhore, Rama tha se partitë politike kanë pranuar që të nënshkruhet marrëveshja për këtë reformë.
Ai shtoi:
“Ne duhet të dimë se ka më tepër vlerë jo se sa shumë bien dakord me njëri-tjetrin, por se si administrojnë mos dakordësinë.
Mendoj se kjo do të jetë e fundit dhe miqtë tanë të paçmueshëm nuk do të ndihen më këtë në këtë pozitë dhe zgjedhësit tanë, nuk ka pse të shohë më në dyert e ambasadave, pse palët nuk arrimë të ndajnë cfarë është e ndarë dhe e përbashkët. Me presidentin kemi çështje të hapura, por patjetër që mund të takoheshim te presidenti, kryetari i kuvendit, kryemyftiu i Tiranës, Baba Mondi, kreu i komunitetit Katolik, apo protestantët. Nuk mund të bëjmë marrëveshje në ambasada. Kjo ishte e fundit. Për cështje që ne na takon ti zgjidhim vetë nuk mund të bëjmë më sikur nuk jemi të njëjtët për t’i zgjidhur bashkë. Nëse ky quhet këshilli kombëtar i Integrimit, këtu duhet të ishte edhe opozita e sotme, pasi është alternativa dhe qeveria e nesërme, pasi kështu me radhë.”