Forcat blu të Beratit kanë arrestuar një 41-vjeçar si të dyshuar për dhunimin e nënës së tij.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi me inicialet F.A., i cili në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Njoftimi i Policisë:
Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin:
A., 41 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases E. A.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.