Ipërfshirë në grabitjen e Rinasit/ Ndërron jetë tek Trauma ‘Daja’ nga Kosova

Ragip Hajdini, i njohur me nofkën “Daja” dhe njëkohësisht një prej personave të përfshirë në grabitjen e parave në Rinas ka ndërruar sot jetë në spitalin e Traumës ku gjendej i shtruar prej 4 ditësh.

Në grabitjen spektakolare të Rinasit të kryer më 9 prill 2019, Hajdini ishte personi i gjashtë i arrestuar. “Daja” nga Kosova, u arrestua pak ditë pas grabitjes, me 26 prill, tek Shkëmbi i Kavajës në një nga pronat e tij.

Ai akuzohej si pjesë e grupit që bënë grabitjen në Rinas dhe për strehimin e kreut të bandës Admir Murataj para se të vritej pas grabitjes në Rinas, pasi ishte në kërkim për grabitjet e tjera në Shqipëri dhe ato në Greqi.

Hajdini doli në skenë si i dyshuar pas dëshmisë së Alkond Bengas, i penduar, i cili tha para hetuesve se ishte i përfshirë edhe një person nga Kosova i njohur si “Daja”.

Për shumën e parave të vjedhura në Rinas janë ende në kërkim Talo Çela dhe Aleks Pepa.

Loading...