Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë është në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat që mund të krijohen nga reshjet me intensitet të lartë që kanë përfshirë qytetin bregdetar.
Punonjësit e kësaj ndërmarrje sot kanë qenë në disa prej lagjeve të qytetit, në të cilat ka patur probleme nga reshjet e shiut.
“Gjatë ditës së sotme vijojmë të jemi në terren, të angazhuar maksimalisht në të gjithë qytetin”, thekson Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë është në gatishmëri të plotë për përballimin e stinës me reshje. Punën për t’u përgatitur për stinën e dimrit kjo ndërmarrje e ka nisur që në verë dhe po vijon me punën e përditshme të saj çdo ditë. /atsh