Nga ky studim lindin dyshimet se koronavirusi ka nisur të përhapet më përpara se të indentifikohej në dhjetor të 2019.
Ekspertët kanë dalë në këtë përfundim duke u nisur nga numri i lartë i makinave të parkuara jashtë spitaleve.
Ata kanë krahasuar parkimet në spitale midis janarit 2018 dhe prillit 2020. Sipas studimit, ka patur një rritje të madhe të makinave të parkuara që nga gushti i 2019, ndërsa kulmi është arritur në dhjetor të vitit të kaluar.
Midis shtatorit dhe tetorit, pesë nga gjashtë spitalet e analizuara panë vëllimin e tyre më të lartë të makinave.
Po ashtu, referuar studimit, gjatë kësaj periudhe pati më shumë kërkime në internet me fjalët diarre dhe kollë. Autorët e studimit thonë se nuk është e sigurtë se rritja e trafikut të automjeteve lidhet drejtpërdrejt me koronavirusin, por mbështet fjalët se virusi ka qarkulluar më herët.
“Diçka po ndodhte që në tetor. Është e qartë se diçka po ndodhte shumë më përpara se të konfirmohen rasti i parë me koronavirus”, tha eksperti John Brownstein.