‘Po shtohen rastet me Covid në spital’/ Apeli i mjekëve të Infektivit: Ju lutemi respektoni masat

Duke dhënë lajmin e mirë të daljes nga intubimi të një pacienti 71-vjeçar, mjekët e spitalit infektiv në Tiranë kanë bërë apel për respektimin e masave.

Mjekët e Shërbimit Infektiv, ku prej fillimit të epidemisë në vendin tonë po trajtohen të prekurit me COVID19, nisur nga rritja e rasteve të shtrimeve në spital në ditët e fundit, u kanë bërë apel qyetarëve që të vijojnë të respektojnë distancimin social dhe masat e higjenës vetjake, në mënyrë që të minimizojnë rrezikun nga COVID19.

Shefja e shërbimit infektiv, prof. Najada Çomo tha se ka një rritje të numrit të të shtruarve gjatë ditëve të fundit, por dha edhe lajmin e mirë që falë punës së stafit, një pacient ka dalë nga intubimi.

Çomo u shpreh:

“Gjatë 3-4 ditëve të fundit kemi një shtim të numrit të rasteve, pra paraqitja e 10 pacientëve në ditë për shërbim dhe për t’u hospitalizuar është shifër që duhet marrë në konsideratë. Është për t’u vlerësuar që ky shtim i rasteve shoqërohet me raste të rënduara, ku mbizotëron Tirana. Kur ke pacientë në terapi intensive do të thotë që situata është realisht për t’u tërhequr vemendja e popullatës, për shkak se është e vërtetë që është ulur vëmendja. Nuk janë vetëm moshat që janë me sëmundje kronike të shtruar në shërbimin infektiv, por aktualisht ka mosha të reja që janë në terapi intensive dhe kuptoni çdo të thotë të jesh në terapi intensive në një moshë shumë të re. Por desha të ndaj edhe një lajm shumë të mirë me ju sot. Për herë të parë nga ne kemi një pacient të ekstubuar, një 71-vjeçar që ka dalë nga intubimi, falë punës së madhe të gjithë shërbimit infektiv”.

Mjekët e spitalit Infektiv bënë apel për respektimin e masave të distancimit, sepse, siç u shprehën ata, virusi është në qarkullim.

Prof. Tritan Kalo tha:

“Shihni në këtu janë një ekipi i tërë mjekësh, infermierësh, sanitarësh, faramcistë, të cilët ditë dhe natë punojnë për t’ju gjendur pranë të sëmurëve. Ajo që është e rëndësishme është që njerëzit nuk duhet të ulin kurrë vëmendjen ndaj vetes, ndaj përkujdesit të higjenës dhe sjelljes në kolektiv, në mënyrë që të mos të harrojmë disa norma që i fituam gjatë javëve të vetëizolimit. Ato ishin të dobishme, do të jetë të dobioshme nëse do të vijojmë t’i respektojmë. Ndërgjegjësimi, kujdesi, higjena, mbeten parësore në përballje të infeksionit të kësaj natyre sikundër është SARS COV2.”

Loading...