Mrekulli në Kishën e Laçit, gruaja: Më shëroi djalin që qëndroi 4 muaj në koma dhe bëri 15 operacione

Sot ka qenë ë marta e fundit e bekuar në Kishën e Laçit dhe të shumtë kanë qenë besimtarët që kanë shkuar për ritualin e përvitshëm që mbledh me qindra njerëz në këtë vend të shenjtë.

Këtë vit besimtarët nuk kanë mundur të shkojnë për më shumë se dy muaj në Kishën e Laçit për shkak të pandemisë dhe kjo ka bërë që sot të ketë një fluks të madh të pelegrinëve.

Jo shpesh ky vend është cilësuar si “vendi i mrekullive” dhe këtë e ka përforcuar edhe një grua na Malësia e Madhe teksa për mikrofonin e “FaxNews” ka thënë se shkon të martën e parë të çdo muaji në Kishën e Laçit prej mrekullisë që i ka bërë me djalin, i cili pësoi aksident të rëndë disa vite më parë.

Gruaja u shpreh:

Ka 8 vjet që vij një herë në muaj, çdo të martë të parë sepse ka bërë mrekulli. Më ka pas bërë djali një aksident me motor, më ka qëndruar 4 muaj në koma. 5 vjet nuk ka mundur të lëvizë, ka bërë 15 operacione. Falë Kishës së Shna Ndout sot është në punë e i fejuar.”

Loading...