Ek.zekutimi mafioz i shqiptarit në Itali/ U v.ra i zhveshur në pyll

Pas tre vitesh është zbuluar misteri i ekzekutimit të shqiptarit Besnik Metaj, i cili vra më 2 Prill 2017 për shkak të një borxhi ne trafikun e drogës.

Te henen policia italiane ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen e 39 vjeçarit, pjesë e organizatës lokale të “Ndragheta di Erba”, por që ishte arratisur në Koplik të Shqipërisë.

45 vjeçari i kapur një ditë më parë akuzohej për vrasjen e 39-vjeçarit si dhe për fshehjen e kufomës në një pyll në Carnizzolo.

Shqiptari i ekzekutuar ishte qëlluar dy herë në kokë me një armë zjarri nga afër. Trupin e pajetë kishin vendosur ta varrosnin në një pyll. Mirëpo nga nxitimi, ekzekutori ia kishte lënë kokën jashtë dhe kufoma u zbulua gjatë një kontrolli të rastësishëm të pastrimit pyjor, rreth 1 muaj pas vrasjes.

Kufoma ishte hedhur në pyll lakuriq dhe dukeshin qartë dëmtimet e rënda të plumbave, që dyshohet se ia kanë marrë jetën menjëherë. Kjo tregonte në fakt gjakftohtësinë e ekzekutimit të tij dhe se kishte të bëhej me një grup të strukturuar kriminal.

Ndërkohë autoritetet italiane gjatë arrestimit të autorit të vrasjes së Besnik Metaj kanë sekuestruar rreth 350 kilogramë marijuanë, 270 gramë kokainë dhe substanca të tjera që çuan në arrestimin e tetë personave përgjatë kësaj kohe.
Gjithashtu të arrestuarit për vrasjen e shqiptarit, janë arrestuar edhe 4 të tjerë dhe 12 u vendosën në arrest shtëpie. /abcnews

Loading...