Ngjarje e pazakontë/ Banorët djegin të gjallë mjekun, e akuzonin për magji

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur më 6 qershor në qytetin Chimay ku një mjek është djegur i gjallë.

CNN shkruan se Domingo Choc Che 56 vjeç punonte në një projekt të financuar nga Mbretëria e Bashkuar në Guatemalë.

Ngjarja e rëndë ndodhi për shkak se banorët akùzonin për praktikim të magjisë.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e këtij akti përmes një video video prej disa sekondave e cila tregon 56 vjeçin duke kaluar nëpër një fushë ndërsa flákët kanë përfshirë trupin e tij, të cilat i shkaktuan vdèkjen.

Specialisti i mjekësisë dhe shëruesi tradicional po punonte si bashkëpunëtor në një projekt farmaceutik të University College London (UCL).

Ekipi raportohej se po shikonte ilaçet tradicionale me bazë bimore dhe po punonte me udhëzues lokalë. Por, siç thuhet më tej, një turmë e zemëruar i është drejtuar studiuesit, duke akuzuar Che për praktikimin e magjisë.

Ata e fajësuan atë që shkaktoi vdekjen e një anëtari të komunitetit, pasi i dha disa ilaçe. Në video shihet se mjeku është i rrethuar nga njerëz të tjerë, por asnjë prej tyre nuk e ndihmon. Guvernatori i Peten, Luis Burgos, tha për mediat lokale se fshatarët kishin bllokuar oficerët e policisë që të futeshin në këtë zonë.

https://youtu.be/MfOqLBsiEao

Loading...