Kishin mbjellë 50 kubikë me kanabis, dy të rinj në pranga dhe një në kërkim

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi të tre akuzohen se kanë kultivuar kanabis.

Sipas Policisë pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet O. Z., 21 vjeç dhe M. L., 26 vjeç, të dy me banim në Tiranë.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi L. A., 33 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë dhe po punohet për kapjen e tij.

Të tre të rinjtë dyshohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale të kultivimit të 50 kubikëve hashash tek vendi i quajtur “Qafa e Butrintit” në Sarandë.

Loading...