Aksion në Këlcyrë/ 3 dronë nga ajri dhe rreth 95 efektivë kontroll nga toka

Vijon aksioni për kontrollin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në vendin tonë. 

Sot policia është ndalur në Këlcyrë në një aksion që janë angazhuar 95 efektivë dhe 3 dronë nga ajri.

Policia bëri me dije se dronët përdoren për monitorimin e zonave të thella pyjore, ndërsa efektivët kryejnë kontroll të territorit që nuk përbën vështirësi.

Nga kontrolli Policia konstatoi një rast të tentativës për kultivim të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasin G. E., 59 vjeç, pasi në fshatin Mërtinjë, Këlcyrë, në pronën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

NJOFTIMI

Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Kontrollet janë alternuar nga ajri dhe toka.

Shërbimet policore që kontrolluan me këmbë, për disa orë, zonën e Këlcyrës, konstatuan një rast të tentativës për kultivim të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasin G. E., 59 vjeç, pasi në fshatin Mërtinjë, Këlcyrë, në pronën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan dhe 330 fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

Loading...