Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Gramsh.
Shkrepëtima e rrufesë ka vrarë 15 kokë bagëti.
Burime bëjnë me dije se fatmirësisht nga rrufeja kanë shpëtuar katër çobanët.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Broshtan, rreth orës 15:30, kur në zonë kanë filluar reshjet e shiut.
Çobanet kanë qenë duke mjelë bagëtitë në orarin e drekës, kur papritmas vetëtima e rrufesë ka goditur në një peme, e cila ndodhet brenda rrethimit të vathës, e si pasojë kanë ngordhur 15 kokë bagëti.
Ndërkohë, Sajmir Kumria, është shprehur se janë të traumatizuar nga ç’kanë parë në momentin kur rrufeja ka goditur mbi bagëtitë.
Loading...