Marina Balmasheva ka zbuluar se është shtatzënë me djalin e ish-burrit të saj dhe vetëm para pak kohësh njoftoi se ishte fejuar me të dashurin 20 vjeç, Vladimir. Pra, i dashuri i Marinës, Vladimir, është djali i ish-burrit te blogeres.
Marina ka qenë e martuar për 10 vite me Alexey, 45-vjeç, por pas ndarjes me të u lidh me të birin e tij 15 vite më të vogël.
Marina ka publikuar në Instagram momentet e lumtura teksa në dorë mban edhe testin e shtatzanisë.
Për të ky është fëmija i parë dhe babai i tij është Vladimiri, djali i ish-bashkëshortit.
Marina ka shkruar:
“Jam lodhur duke e fshehur. Çdo gjë është e mundur në këtë botë. Kemi vendosur që të martohemi!”
Para pak kohësh blogerja u kritikua kur postoi fotot me Vladimirin kur ai ishte 7 vjeç dhe më pas 20-vjeç.