Festa u organizua në një vilë luksoze nga një studente nga Selaniku që studionte në Londër, e cila po festonte kthimin e saj dhe ribashkimin me miqtë.
Studentja, emri i së cilët nuk është bërë i njohur, kishte shkuar në Greqi me makinë nëpërmjet Bullgarisë.
Ajo kishte qenë e detyruar të qëndronte në karantinë pas mbërritjes. Autoritetet thuhet se po përpiqen të kontaktojnë me të gjithë ata me të cilët ka bashkëvepruar kohët e fundit.
Mes shqetësimit për një rritje të infeksioneve të raportuara të Covid-19, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis të martën mblodhi një takim të disa prej ministrave të tij për të diskutuar se si autoritetet mund të zbatojnë rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë në mënyrë më efektive.