Dhimbjet e kokës/ Ja arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara.

Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike.

Rrjedhimisht trajtimi i tyre është i ndryshëm.

Sipas ekspertëve, janë identifikuar 150 lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës, por më të përhapurat janë:

Dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit.

Kjo dhimbje është e moderuar dhe ikën e vjen pa simptoma të veçanta.
E cila është dhimbje e fortë dhe thumbuese që mbanë nga 4 orë deri në 3 ditë dhe përsëritet nga 1 deri në 4herë në muaj. Nëse një fëmijë vuan nga migrena ai ose ajo mund të përballet me marramendje, shikim të turbullt, temperaturë dhe dhimbje barku.
Dhimbjet e përsëritura, të cilat manifestohen rreth zonës së syve ose pas kokës dhe janë konstante. Në shumë raste, njerëzit që vuajnë nga kjo dhimbje nuk qëndrojnë dot ulur as shtrirë.
Flegra e hundës në atë zonë të dhimbjes zmadhohet dhe rrjedh. Këto dhimbje zakonisht ndodhin një deri në tre herë në ditë dhe mund të zgjasin nga 2 javë deri në 3 muaj.
Dhimbjet e kokës si pasojë e sinozitit. Këto dhimbje shfaqen tek mollëzat, balli ose mes syve.
Dhimbjet Hormonale. Shfaqen si pasojë e hormoneve dhe prekin zakonisht gratë gjatë ciklit, shtatzanisë ose menopauzës.
Në secilën prej rasteve do ishte mirë të konsultoheshit me mjekun, veçanërisht kur dhimbjen bëhen të shpeshta.

Loading...