Kina i quajti përfundimet e studimit të kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit si “qesharake”.
Sipas studimit dhe analizës së vëllimit të makinave në parkimet e spitaleve në Wuhan, të hulumtuara nga pamjet satelitore, virusi ishte tashmë i pranishëm në qytetin kinez që në gusht 2019, shumë përpara asaj që u komunikua nga Pekini te OBSH.
“Unë mendoj se është qesharake, tepër qesharake, për të arritur në këtë përfundim bazuar në vëzhgime sipërfaqësore siç është vëllimi i trafikut,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying.
Autorët e studimit argumentojnë se rritja e trafikut spitalor dhe të dhënat e hulumtimit të simptomave i paraprinë fillimit të dokumentuar të pandemisë.
“Megjithëse nuk mund të konfirmojmë nëse rritja e vëllimit ka të bëjë direkt me virusin e ri – thanë autorët e hulumtimit – testet tona mbështesin punime të tjera të fundit që tregojnë se emergjenca nga koronavirusi në Kinë kishte filluar para identifikimit të Covid në tregun e peshkut të Huananit (në Wuhan) “.
Virologologu i Universitetit të Edinburgut, Paul Digard tha se përdorimi i të dhënave të motorit të kërkimit dhe imazhet satelitore të trafikut spitalor “janë një ide interesante dhe e vlefshme”.