Për herë të parë dalin pamje nga xhamia e Namazgjasë në Tiranë, projekti drejt përfundimit

Xhamia e Namazgjasë është më e madhja në Ballkan dhe pas disa vitesh punë me sa duket tashmë është drejt përfundimit.

Një projekt gjigand në zemër të Tiranës, i cili ka nisur të marrë jetë që në maj të vitit 2015 dhe është i financuar nga komuniteti mysliman i Turqisë.

Megjithëse parashikohej që të mbaronte brenda 3 vitesh akoma xhamia nuk është hapur.

Emisioni “Ora e Tiranës” ka sjellë për herë të parë pamje të brendshme të kësaj xhamie, brenda së cilës vazhdon puna.

Loading...