Itali/ Arr.estohen dy vëllezër shqiptarë

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën me 12 kg kokainë dhe 70 mijë euro.

Sipas mediave italiane, vëllezërit janë të moshës 30 dhe 32 vjeç dhe akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni antidrogë u zhvillua në komunën Santa Croce sull’Arno në provincën e Massa Carrara, ndërsa lënda narkotike u zbulua në banesën e dy vëllezërve shqiptarë.

Gjithashtu u sekuestruan instrumente për paketimin e kokainës si dhe për numërimin e kartëmonedhave të përfituara nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Hetimet e operacionit kanë nisur në janar pas operacionit të koduar “Market Motta” i cili zbardhi një rrjet trafikantësh e korrierësh droge.

Sipas policisë italiane kokaina e sekuestruar ka në treg vlerën e mbi një milionë euro.

Loading...