Klodiana Shala ka befasuar jo pak me rrëfimin e saj dhe arsyen se pse është single.
Atletja shqiptare ka treguar se ish të dashurit e saj e kanë tradhtuar në të kaluarën dhe tani dëshiron që të gjejë një mashkull i cili të jetë xheloz vetëm pas saj duke e trajtuar si princeshë.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Shala u shpreh:
“Unë vdes që i dashuri im të jetë xheloz dhe të jetë vetëm mbas meje e të më shikojë si princeshë. Ish-i im ka parë femra të tjera dhe shëndet. Prandaj jam vetëm.”
Për më tepër Klodiana tregoi se tradhtinë e ish-ave të saj ia tregonin femrat e tjera dhe jo ata vetë, por sportistja kishte zgjedhur të vazhdonte jetën dhe të mos merrej më ke këta persona.
Loading...