Sarandë/ 44-vjeçari i jep fund jetës në rrethana misterioze

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Mursi të Sarandës.

Një 44-vjecar me inicialet A. K është gjetur i vetëvarur në banjë nga familjarët e tij, për arsye ende të panjohura.

Ngjarja është shënuar mëngjesin e së enjtes, ndërsa policia thotë se ky person me origjinë nga Prrenjasi jetonte prej 4 vitesh në Mursi.

Ai ishte martuar për herë të dytë dhe punonte në një firmë mermerësh. Nga martesa e parë kishte një fëmijë.

Loading...