Rama: ‘Mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e Bashës’

Kryeministri Edi Rama ka ripostuar një video të publikuar nga Partia Demokratike, që e akuzon se nuk miratoi paketën e tretë për individët dhe biznesin mes 20 dhe 25 majit sikur kishte premtuar.

Por kreu i qeverisë sqaron se në 13 prill theksoi se paketën e tretë do ta miratonte duke parë dinamikën. Paketa e tretë, sipas tij nuk u miratua pasi Shqipëria u rikthye në normalitet në fund të majit.

“Mjafton të nxjerrësh gjysmën e një fraze të vërtetë nga goja e tjetrit, për të përhapur një gënjeshtër të madhe ndaj tij!Gjysëm të vërtetat gënjeshtrat më të mëdha. Që të ruheni prej tyre mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD & Co.

Në fund të majit Shqipëria u rihap dhe u rikthye në normalitet. Pagesat vazhdojnë dhe do të mbyllen 100% për afro çerek milionë punonjës” thotë Edi Rama.

Loading...