Del data kur do jepet vendimi për Tahirin/ I fajshëm apo i pafajshëm?

Seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri ka përfunduar dhe Gjykata e Apelit ka vendosur që vendimi të jepet me 24 qershor.

Në seancën që zgjati 6 orë, Tahiri dorëzoi mbrojtjen prej 138 faqesh së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia.

Në dalje u shpreh se e ka thënë fjalën e tij, ndërsa tani mbetet që gjykata të japë vendimin nëse është i fajshëm apo i pafajshëm.

Kjo është seanca e parë ku ata do të jenë së bashku, ish-shef dhe ish-vartës, pas arratisë së Çelës që zgjati për pothuajse 3 vite.

Tahiri ka mbërritur në Gjykatë i shoqëruar nga ana e avokatit të tij Maks Haxhia, ndërkohë që Çela pritet të mbërrijë i shoqëruar nga forcat e rendit, nga ambientet e paraburgimit për në Gjykatë.

Loading...