Eleni Kocaqi: Nëse historianët studiojnë faktet, Greqia mbetet pa histori

Historiania Eleni Kocaqi ka qenë e ftuar në emisionin Aktualitet në Fax News ku ka komentuar edhe deklaratat e publicistit italian, Vittorio Sgarbi teksa ka bërë edhe një deklaratë të fortë që sipas saj është e bazuar në fakte historike duke pohuar se nëse do të hapeshin arkivat e antikitetit Greqia do të mbetej pa histori fare.

Kocaqi theksoi se shumë pak njerëz njohin historinë antike shqiptare dhe faji sipas saj mbetet i atyre që e kanë shoqëruar Sgarbin duke shtuar se është fare i informuar

“Padrejtësia që u është bërë shqiptarëve nga ana historike dhe politike është shumë e madhe. Nuk ka kiomb më të vjetër në Europë. Nuk kemi marrë të citojmë qoftë edhe faktet e autorëve antik. Ne kemi njerëz që duan të bëhen historian, por nuk mund ta bësh këtë nëse nuk keni nuhatjen, hetimin historik sikurse është hetimi juridik. Shumë pak njerëz njohin historinë antike shqiptare. Në momentin që shqiptarët do të marrin dhe studiojnë faktet, Greqia do të mbetet pa histori.

Nuk ka qytetarëim grek para atij Ilir dhe Pellazg, i vetmi i dokumentuar si qytetërim është ai Ilir dhe Pellazg, si mund të thuash se ishte qytetqërim grek kur nuk kishte fare grek. Të dhënat janë të epokës së hekurit dhe të antikitetit. Janë qytete të epokës së Bronzit, ky është gabim tepër i madh i histioriaografisë shqiptare. Grekët edhe emrin e kanë shqip.

Djepi i qytetërimit europian është kultura pellazge ilire. Pa sqaruar historinë greke, u krijua një shtet në shek. e 19 dhe pastaj mori të gjitha dokumentet dhe të dhënat historike. Si mund të më thotë mua jam grek kur ai ka emigruar nga territori i sotëm i Shqipërisë, dinastia Trojane ka emigruar nga Durrësi para 3500 vjetësh.

Sgarbi nuk është fare i informuar, është faji i këtyre që e kanë shoqëruar. Është gabim që një mur i Petrelës këtë e quajnë të njëtin mur ne Greqi Epokë Bronzi dhe në Shqipëri epoka klasike. Një ngha arsyet pse shqiptarët janë copëtuar është vetëm për shkak të manipulimit të historisë antike”, tha Kocaqi.

Ndërkohë Alfred Cako tha se deklarata e Sgarbit ka qenë një klajthitje nga mungesa e informacionit, dhe për këtë argumentoi se personi në fjalë nuk njiihet për formim historik ndërsa ka dhënë edhe disa detaje rreth krijimit dhe njohjes që kishte Bylysi që nga antikiteti.

“Ka një plan të madh të asaj që quhet klubi i romës, vendosja e socializmit, një grup i vogël do synojë kontrollin e popullsisë dhe vendosjen e kontrollit teknologjik për ta. Këtë kur e kam thënë më shikonin ta habitur ndërsa tani më japin të drejtë, dhe do e shikoni se çfarë do dali më pas.

Mendoj se nuk është e qëllimshme një lajthitje e tillë e Sgarbit, nga historia Bylysi është vendi ku u kristianizuan për herë të parë Bullgarët, kanë qenë me perandorin Samuel, kanë ardhur si pagan dhe janë kthyer në të krishterë, priftërinjtë shqiptarë të Bylysit kanë kthyer nga pagan në të krishterë të gjithë Bullgarët, duke ia nisur me perandorin e më pas me ushtarët.

Të thuash diçka të tillë ose është një lajthitje e paqëllimshme e një udhëtari që nuk ka njohuri të plota, ose është e qëllimshme. Unë di që Sgarbi është një gazetar i mirë por jo historian, ndaj mendoj se është një lajthitje. Historia në përgjithësi është e manipuluar.

Nuk jam profesionist në këtë fushë, ne e ndajmë historinë e rracave njerëzore në tokë në disa lloje,. Të parët kanë qenë atlantidët dhe murianët, që janë të zinjtë.

Sipas teorisë së nivelit të katërt të mendimit dhe librit “Doktrinas sekrete” tregohet se lemorianët, raca e zezë janë të parët që kanë ardhur në tokë. Ka pasur një përrplasje që elmoria është përmbysur dhe atlanditëd kanë jetuar. Edhe kjo është përmbytur dhe është formuar pjesa tjetër e tokës, një pjesë e të cilëve është vendosur në Ballkan ku ishin dy fisët, Dorët dhe Jonët”, tha Cako.

Loading...